Janjiq: Zgjedhjet në Kosovë deri në fund të vitit, opozita mund ta rrëzojë Kurtin

by informim

Tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK nisën pothuajse në të njëjtën ditë solo aksione në përpjekje për të lëkundur qeverinë e Albin Kurtit, të pakënaqur që SHBA dhe BE ndërmorën masa ndaj Kosovës për shkak të politikave të Kurtit.

Themeluesi i Forumit serb për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq beson se zgjedhje do të ketë dhe se opozita mund ta “ulë” Kurtin në mbështetjen e 30 për qind të votuesve.

Janjiq, ka thënë për portalin serb “Kosovoonline” se “hulumtimet serioze për pozicionimin e partive politike në Kosovë tregojnë se Kurti do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme dhe pret që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen deri në fund të këtij viti, së bashku me zgjedhjet në veri”,

“Tani kjo përqindje po rritet sepse ai është bërë një figurë e padëshirueshme për Perëndimin, Amerikën dhe Bashkimin Evropian. Populli këtë nuk e toleron dhe opozita po e përdor këtë. Por, arsyeja kryesore e rënies së Kurtit është politika që ai ka udhëhequr dhe fakti që ai ka rënë në konflikt me Brukselin, gjë që tashmë ka vënë në pikëpyetje liberalizimin e vizave për Kosovën. Dhe së treti, ndryshe nga ai, që tregon tregimin e njëjtë për politikën e reciprocitetit në mandatin e dytë, opozita ka ndryshuar. Partia Demokratike e Kosovës, në të cilën ka qenë Hashim Thaçi, është parti e re, Lidhja Demokratike e Kosovës i Isa Mustafës është parti e re, me njerëz të rinj. Këta janë njerëz që janë më së shumti të lidhur ose me diasporën ose, për nga vlerat, me NATO-n dhe BE-në. Pra, struktura ka ndryshuar. Ata janë të gjithë të inkurajuar tani”, pretendon Janjiq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy