73
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Ristuccia, ka vizituar sot Leposaviqin.
Ristuccia ka arritur në hyrje të ndërtesës së komunës në Leposaviq rreth orës 11:00, ku ka folur me ushtarët.
Komandanti i KFOR-it nuk ka hyrë në ndërtesën e komunës, vetëm për një kohë të shkurtër ka vizituar ushtarët dhe është kthyer në drejtim të daljes nga Leposaviqi, raportohet në mediat lokale serbe në Kosovë.
Në ndërtesën e komunës në Leposaviq që nga 29 maji ndodhet kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi.