Krasniqi: Albin Kurti e ka zbulu qeben e vet, Veriun e Serbinë

by informim

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ”Albin Kurti e ka zbulu qeben e vet“, që sipas tij është Veriu i Kosovës.

Ai në Pressing të T7, ka thënë se Albin Kurti po i mbulon problemet reale me temën e Veriut.

”Albin Kurti e ka zbulu qeben e vet, jorganin e vet. Veriun, Serbinë, Vuçiqin, e ngreh këtë jorgan na mbulon krejt temat që iu intereson njerëzve, e imponon edhe agjendën ndërkombëtare dhe mediale duke thënë atdheu në rrezik“, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se familjet kosovare në mbrëmje nuk flasin për marrëveshjen e Ohrit, por për problemet e tyre reale ekonomike.

”Kërkush se ka rrit rrymën 100% siç ka vepruar Albin Kurti“, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se si kurrë më parë ka largim të qytetarëve, duke shtuar se shumë qytete të vogla janë zbrazur.

Për këtë ai e kritikon Albin Kurtin për shkak të qeverisjes së tij.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy