Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është dakord që të ketë zgjedhje të parakohshme për katër komunat në veri të vendit,
Ai tha se kryetarët e zgjedhur në veri mund të largohen vetëm me zgjedhje të reja. Sipas tij s’ka mënyra tjera të reja e ligjore për t’i larguar kryetarët.
“Për zgjedhje të parakohshme ne jemi dakord dhe zgjedhjet e parakohshme e rregullojnë edhe çështjen e kryetarit në komunën e Leposaviqt, sepse me zgjedhje ka ardhur kryetar dhe me zgjedhje largohet kryetari. Unë nuk mendoj që duhet të ketë mënyra të tjera, të drejta e ligjore për të larguar kryetarët e zgjedhur. Mund të themi që legjitimiteti është i vakët sepse dolën pak njerëz në zgjedhje e që nuk është faji jonë. Ai është bullizmi i Beogradit e Listës Serbe i cili nuk duhet qëtë shpërblehet tash duke dhënë dorëheqje kryetari. Dorëheqja tek e fundit është akt moral. Ti mund ta bësh shkarkimin, por dorëheqja është akt moral”, tha ai.
Kryeministri përmendi kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi që ka mbetur i mbyllur në komunë nga 24 maji i këtij viti.
Ai tha se nuk mundet qëe Hetmi ta paguaj kosto për destruktivitetin e Beogradit.
“Nuk ka faj Lulzim Hetemi që është kryetar në Leposaviq. Ka faj Beogradi e Lista Serbe që së pari me 5 nëntor me dorëheqje kolektive u munduan që të krijohet një vakum që e bënë Kosovën të dështuar, e pastaj në vend që të marrin pjesë në zgjedhje, i bojkotuan ato dhe thirrën për bojkot dhe në fund edhe kandidati që garoi në fund Jabllanoviqi në një mënyrë joshën, e detyruan apo të dyja këto që të dal nga fushata dhe e kemi Lulëzim Hetemin kryetar. Nuk mundet tash Lulzim Hetemi që të paguaj kosto për destruktivitetin e Beogradit zyrtar. Unë jam dakord që kur zgjidhet kryetari i ri në Leposaviq të ketë pranim-dorëzim zyrtar e paqësor të detyrës. Kjo do të kontribuonte në deskalim të situatës”, tha Kurti.