Ministri serb i mbrojtjes: Stano bën deklarata irrituese

by informim

Ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka pretenduar se deklaratat e zëdhënësit të Komisionit Evropian, Peter Stano, janë “irrituese”.

“Nëse dikush dëshiron të studiojë fjalët boshe të fjalorit burokratik administrativ, atëherë njoftimet e Stanos janë ideale”, ka thënë Vuçeviq për televizionin në shërbim të regjimit serb “TV Pink”.

banner

Duke komentuar deklaratën e Stanos, Vuçeviq tha se “është irrituese kur i thërret të dyja palët të qetësohen”, transmeton Paparaci.

“Kemi ulur gatishmërinë luftarake të ushtrisë, kemi reduktuar praninë e saj në lëvizjen drejt “vijës administrative”, por kemi mjaft për “mos e dhashtë Zoti”. Ne po i qetësojmë dhe po ndikojmë me aq sa mundemi në komunitetin serb në Kosovë, gjë që është gjithnjë e më e vështirë sepse ata janë të ndjekur”, ka pretenduar Vuçeviq.

Sipas fjalëve të tij, në të njëjtën kohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti po “krijon kaos” dhe “është i gatshëm të shkojë deri në fund”.

“Kurti është një fanatik që vepron në mënyrë të paarsyeshme, jeton për idetë që janë katastrofike, gjenocidale ndaj popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçeviq, përcjell Paparaci.

Siç ka paralajmëruar Stano, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Sebisë sot duhet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, gjë që u konfirmua nga presidenca serbe.

Dje, i pyetur nëse ka kuptim të organizohet një takim i ri mes Kurtit dhe Vuçiqit, duke qenë se ata nuk pranuan të takohen në takimin e fundit në Bruksel, ai tha se pikërisht ky është kuptimi i të gjitha përpjekjeve që po bëhen në këtë moment bazuar në kërkesat që u dërguan të dyja palëve liderët e të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Kërkohet një deeskalim i menjëhershëm nga të dyja palët dhe pritet që ata të fillojnë të sillen në mënyrë evropiane dhe t’i kthehen dialogut. Radha e lëvizjeve është si më poshtë: de-përshkallëzimi i menjëhershëm, zgjidhje e situatës dhe ulje e tensionit dhe kthim në dialog normal”, ka thënë Stano.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy