Një rast i pazakontë është raportuar dje në Zveçan nga një grua.
Ajo e ka lajmëruar një person në polici, pasi sipas saj është duke e kërcënuar vazhdimisht se do t’ia marr veturën në rast se nuk i jep para.
Kjo pasi i dyshuari ishte përfshirë para dy muajsh në një aksident trafiku me djalin e ankueses.
“Zveçan 04.07.2023 – 20:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se para dy muajve djali i saj ka pasur një aksident trafiku, dhe që nga ajo kohë i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë i përfshirë në aksident me djalin e saj, nga ankuesja i kërkon një shumë të parave ose e kanos se do t’ia marrë veturën. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.