Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nder të 247 vjetorit të Pavarësisë, kanë marrë pjesë njerëz që i përkasin jetës aktive qoftë politike dhe kulturore.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka shprehur kënaqësinë dhe uratën për SHBA.
Postimi i plotë:
“Kënaqësi të jem në mesin e miqve dhe bashkëpunëtorëve, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për nder të 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, për të uruar ambasadorin Jeffrey Hovenier për këtë festë të madhe për popullin dhe institucionet amerikane.
Aleanca dhe partneriteti i përhershëm me shtetin tonë më mik, SHBA-të, nuk mund të dëmtohet nga askush. Kjo miqësi është e shenjtë dhe ne mbetemi të përkushtuar ta ruajmë e ta thellojmë më tej.
E bekuar qoftë Amerika! 🇺🇸” ka shkruar Memli Krasniqi.