Hazardit i jepet mundësia ta lë pas makthin e Real Madridit

by informim

Eden Hazard mund të jetë futbollisti i radhës nga Real Madridi që vazhdon karrierën në MLS, mes spekulimeve se mund t’i bashkohet Lionel Messit te Inter Miami.

Anësori belg kaloi katër vite për t’u harruar në kryeqytetit spanjoll, pasi ëndrra e realizuar për t’iu bashkuar Los Blancos nga Chelsea në vitin 2019, u shndërrua në makth.

Pas sukseseve të mëdha te Blutë, pritet që të mos ndaleshin të arritur në Santiago Bernabeu, mirëpo problemet me formën fizike dhe lëndimet ia pamundësuan që të ishte lojtari që pritej te Mbretërit.

Hazard pati edhe një vit në kontratën e tij me Realin, mirëpo palët arritën marrëveshje që të largohej para kohe.

Tani, sipas Football Espana, 32-vjeçari e ka mundësinë që ta ringjallë karrierën në kontinentin amerikan.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy