Konjufca: Propozimi i Ramës për Asociacionin përmban autonomi territoriale për serbët, është kundër interesave të kombit

by informim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca e ka cilësuar draft statutin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për formimin e Asociacionit, si një dokument i cili përmban elemente të autonomisë territoriale për serbët e Kosovës.

Konjufca tha se kjo është në kundërshtim me interesat e kombit shqiptar dhe interesat e Kosovës, pasi sipas tij shkel Kuështetutën e vendit.

banner

“Ai ka ndarë elemente të asociacionit, mirpo ai pretendon që është në përputhje me Kushtëtutën e Kosovës, mirpo mua më ka dukur që elemente të caktuar të propozimit të zotit Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim me interesin e kombit shqiptar dhe interesat e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy