Pas Kosovës Rama do të shkojë edhe në Serbi, konfirmohet takimi me Vuçiqin

by informim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar agjendën e takimeve që do t’i nis sot në kuadër të turit të tij ballkanik. Kjo në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë, shkruan Gazeta Express.

Sot ai do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

banner

Ndërkaq nesër ai do të vazhdojë turin e tij fillimisht në Bonje dhe Hercegovinë, në Mal të Zi dhe vizitën do ta përmbyllë në Serbi.

Rama ka konfirmuar se në Serbi do të takohet me presidentin Aleksadër Vuçiq.

Me Vuçiqin, Rama do të mbajë edhe konferencë për media.

E pas konferencës ata do të kenë edhe darkë pune me delegacionet.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy