67
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur sërish rreth raporteve të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Rama tha në Rubikon në Klan Kosova se Kurtit i shkruan edhe në WhatsApp por se ai rralë ia kthen.
“Unë flas, ai dëgjon por nuk flet”, tha Rama.
“Rrallë ma kthen, por s’ka lidhje është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”, theksoi ai.
Kryeministri shqiptar ka kërkuar që të organizohet një konferencë për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Një konferencë për mua, ku mbyllen dhe të mos dalin pa e mbaruar të gjithën”, u shpreh Rama.