Rrusta: Figurat e LDK-së që kishin probleme me Kurtin, janë spostuar

by informim

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se figurat në PDK dhe LDK që kanë pasur konflikt me Albin Kurtin tash janë spostuar.

Ajo në Pressing të T7 përmendi emrin e Agim Veliut dhe Avdullah Hotit.

Sipas saj, kjo është bërë në emër të reformës së thellë, poqë sipas saj është opozitë parlamentare brenda kornizës së pushtetit.

”Është e vërtetë që opozita duhet me pas kritikën e brendshme për krejt qeverisjen dhe mënyrën e qeverisjes, por në ndër kohë që përbrendësimi i fajit që ti po e bën një reformim të thellë në fakt ata e kanë bërë reformën duke iu përshtatur qeverisë. Kjo i bjen që je brenda kornizës së pushtetit. Nëse e sheh edhe në LDK edhe në PDK njerëzit që ka pasur konflikt kryeministri aktual të gjithë janë të spostuar në parti“, ka thënë ajo.

Rrushta po ashtu tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk përfaqëson diçka më ndryshe sesa figurat e spotuara.

Sipas saj, reformat në PDK dhe LDK janë bërë duke iu përshtatur pushtetit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy