Stoltenberg: Suedia të anëtarësohet në NATO, mjaft më me vonesa

by

“Po i monitorojmë njerezit e Wagner në Bjellorusi”

“Suedia ka përmbushur të gjitha detyrimet e marra me memorandumin trepalësh të nënshkruar në Madrid. Në takimin e sotëm ramë dakord që kemi bërë përparim, hyrja e Suedisë është në interesin e të gjithëve dhe duam që ajo të hyjë sa më shpejt: nga vonesat e mëtejshme do të përfitojnë vetëm PKK dhe Putin”.

banner

Kështu deklaroi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fund të takimit me Suedinë, Finlandën dhe Turqinë në prag të samitit të Vilniusit.

Të hënën në kryeqytetin lituanez do të ketë një takim mes Erdoganit dhe kryeministrit suedez.

Për sa i përket transferimit të mercenarëve të Wagnerit në Bjellorusi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s siguroi se: “Ne monitorojmë nga afër se ku shkojnë ushtarët e Wagner dhe lëvizjet e Prigozhin, kemi parë disa përgatitje për të pritur një numër të madh të personelit të Wagner në Bjellorusi, por deri më tani nuk kemi vërejtur një numër të madh të mbërritjeve”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy