Turi Balkanik, Rama nga Shkupi: Qëllimi është që Samiti i Berlinit të shënojë disa përparime konkrete

by informim

Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme në kuadër të samitit të Berlitit, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencën të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. 

Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se po punohet që ky samit të shënojë rezultate konkrete.

Kryeministri po ashtu theksoi se hendeku mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në aspektin e mbështetjes financiare është i pakrahasueshëm.

“Patëm një takim dhe një diskutim shumë të dobishëm në kushtet kur Shqipëria do të presë Procesin e Berlinit në Tiranë dhe ku qëllimi im është që ky samit të shënojë disa përparime konkrete për të cilat po punojmë me kancelarinë në Berlin dhe po diskutojmë me KE në Bruksel.

Është një kohë kur është bërë shumë e qartë se hendeku midis vendeve anëtare të BE dhe vendeve tona në aspektin e mbështetjes financiare nga BE është i pakrahasueshëm me nevojën tonë dhe me domosdoshmërinë që Europa e tërë të jetë më kompakte.

Kjo është arsyeja pse ne prej disa kohësh kemi nisur të shtyjmë në këtë drejtim, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin si vende të Ballkanit, në mënyrë të posaçme me Maqedoninë. Në mënyrë që të çojmë përpara këtë qëllim tonin të përbashkët, duke furnizuar partnerët tanë me të dhëna konkrete”, tha Rama.

Kujotjmë se më 16 tetor Shqipëria do të mikpresë samitin e Berlinit, një nga proceset më të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt në nëntor 2022 në Gjermani. Gjatë këtij Samiti u nënshkruan tri marrëveshje rajonale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovina, si dhe Serbisë, përkatësisht:

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy