“O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës”, flet një nga të dhunuarit: Kërkoj drejtësi! Na sulmuan dhe ofenduan çnjerëzisht, s’u kemi borxh

by informim

Pas dhunës barbare nga fisi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, ka folur për News24 dhe BalkanWeb i plagosuri Jashar Maja.

Ai ka deklaruar se kanë qenë duke pirë kafe bashkë me kushëririn e tij, Bilbil Maja, në momentin që u sulmuan. Ai kërkon drejtësi nga shtetit, ndërsa thotë se nëse autorët nuk marrin dënimin e merituar, do të bëjë vetëgjyqësi.

banner

“Ishim duke pirë kafe me kushëririn kur na sulmuan.  Po bisedonim që plasjet e minave të jenë më të buta. Dy minuta pas kësaj bisede erdhi fisi Rraja e na sulmoi, me shkopinj bejsbolli. Na dhunuan e ofenduan në mënyrën më çnjerëzore. Nuk i njihja personat që na dhunuan, e mësova sot në media.

Unë kërkoj drejtësi nga shteti për këtë ngjarje që ndodhi. Nëse shteti nuk bën drejtësi, do të bëj vetëgjyqësi. Nëse nuk jepet  dënimi i merituar do të bëj vetëgjyqësi. O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës, nuk i kam borxh. Unë kam dëmtime në shumë pjesë të trupit. Djali i xhaxhait tim ka më shumë dëmtime se unë”, ka deklaruar ai.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy