Qeveria pajtohet me emrat e propozuar nga BQK-ja për guvernator

by informim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 150-të me radhë, në mënyrë elektronike, në të cilin ka miratuar vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim lidhur me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

“Me vendimin e miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në një njoftim të Bankës Qendrore të Kosovës, thuhet se paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit/es të BQK-së ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve të përzgjedhur.

Dy emrat e propozuar, sipas BQK-së janë Ahmet Ismaili  me 84.67 pikë, nga 100 maksimale dhe Lulzim Ismajli me 73.67 pikë, nga 100 maksimale.​

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy