88
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar rreth vizitave te ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ajo ndau detaje, duke thënë se padiskutim që kanë një brengë më të madhe.
Çitaku foli edhe rreth asaj nëse flasin për Partinë Demokratike të Kosovës, parti që edhe e kanë udhëhequr.
Sipas tij, ata nuk diskutojnë për “lojërat” e politikave ditore, por se pashmangshmërisht përmendin secilin sukses të Kosovës.
“Ata i gëzohen çdo suksesi të Kosovës. Megjithatë, duhet përmendur, kanë brengë më të madhe. Nuk merren me lojërat politike që i zhvillojmë ne këtu”, shtoi ndër tjerash ajo.