“Duhet të shkojmë sa më parë në zgjedhje”

by informim

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj në një prononcim ka komentuar mocionin e paralajmëruar nga AAK-ja për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas tij, vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje duke potencuar se për këtë veprim nuk duhet të humbur më kohë.

banner

“Po sa i përket shkuarjes në zgjedhje besoj që është dashtë të shkojmë qysh moti, siç po e shihni që gjendja edhe e sigurisë edhe gjendja ekonomike e vendit është duke u keqësuar për çdo ditë e më shumë, dhe ne si Parti Demokratike e Kosovës në vazhdimsi kryetari, Memli Krasniqi është duke u bërë thirrje edhe Qeverisë edhe Presidentes për shkuarjen në zgjedhje dhe mendoj që shumë shpejtë ne si vend duhet dhe do të shkojmë në zgjedhje”, tha Qalaj.

Tutje ai shtoi se PDK ende nuk e ka pranuar një kërkesë të tillë nga AAK në lidhje me këtë mocion.

“Sa i përket çështjes së mocionit ende ne nuk kemi marrë asgjë, mirëpo besoj që edhe po ta merrnim një kërkesë të tillë zyrtare nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mendoj që Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë të qartë që ne jemi që të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje, ndërsa nuk jemi për kompromis me partitë tjera sidomos me partitë në pushtet. E ju e shihni shpesh që AAK një anë kërkon që të bëhet nocioni për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa në anën tjetër i dërgon letër Presidentes për takim në nivel të kryetarëve të partive, besoj që kjo nuk ka kuptim”, shtoi Qalaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy