Forcat speciale të policisë zbarkojnë në zonat e Fushë Krujës

by informim

Pas ngjarjeve të dhunshme të njëpasnjëshme në Fushë Krujë, respektivisht në zonat e Niklës dhe të Tapizës, në mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, “Shqiponjat” dhe RENEA. Ky aksion po zhvillohet me qëllim të kapjes së personave me precedentë penal të cilët janë të shpallur në kërkim.

Raportohet se më shumë se 100 policë të forcave speciale i kanë rrethuar zonat që konsiderohen si “problematike” për shkak personazheve të botës së krimit të përqëndurar në Fushë Krujë.

banner

Aksionet vijnë në vazhdën e kontrolleve pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino ndërsa u plagosën dy nipërit e tij, fëmijët e Gentjan Bejtjas.

Për ngjarjen u arrestua Valter Bami, edhe pse ai e mohon pjesëmarrjen në krim. Ndërkohë që nga ana tjetër, kontrollet mund të ushtrohen edhe për fisin Rraja.

Në kërkim pas dhunës që ushtruan mbi vëllezërit Maja, janë shpallur: Flamur, Xhelal dhe Rexhep Rraja. Përkatësisht vëllezërit dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy