Gjashtë persona humbën jetën pasi një aeroplan u rrëzua në një fushë në jug të Kalifornisë të shtunën në mëngjes përpara se të shpërthejë në flakë.
Siç raportohet, aeroplani u rrëzua pranë një aeroporti në qytetin Murrieta të Kalifornisë, në qarkun jugperëndimor të Riversite, rreth 136 kilometra në jug të Los Anxhelosit.
Aeroplani ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas përpara se të binte në fushë. Ishte një aeroplan biznesi Cessna C550, sipas Administratës Federale të Aviacionit.
Gjashtë pasagjerët në bord u shpallën të vdekur në vendngjarje menjëherë pasi autoritetet gjetën aeroplanin e djegur, sipas departamentit të zjarrfikësve të qarkut Riverside.
Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur.