68
Artisti i njohur nga Peja, Gjesti, pak ditë më parë njoftoi një pauzë njëvjeçare nga muzika.
Megjithatë, ai është rikthyer sërish duke sjell kështu projektin e radhës.
“Babyboo” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet Besart Kelmendi (emri i vërtetë), kurse për producimin u kujdes Mixey Music.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit nga Prizreni, XL Films.
I njëjti është pëlqyer mjaft shumë nga publiku që nga fillimi i karrierës për shkak të stilit të tij të veçantë.
Veç kësaj, Gjesti ka qenë i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.