Koreani Lee Kang-in kalon nga Mallorca te PSG

by

Në Spanjë 39 ndeshje dhe 6 gola, blerja diku te 22 milionë

Blerja e katërt e kësaj merkatoje “verore” nga PSG. Pas Marco Asensio, Milan Skriniar dhe Manuel Ugarte, në oborrin e trajnerit të ri parisien, Luis Enrique, vjen edhe 22-vjeçari i Koresë së Jugut Lee Kang-in, 22-vjeçari nga Mallorca.

banner

Me fanellën e ishullit, Lee sezonin e kaluar luajti 39 ndeshje, duke shënuar 6 gola, ndërsa me kombëtaren e tij mori pjesë në Botërorin e Katarit.

Në njoftimin për ardhjen e Lee Kang-in, PSG nuk specifikoi shumën e paguar për Mallorca, por sipas mediave vendase ajo do të ishte 22 milionë euro.

“Mezi pres të filloj këtë aventurë të re – fjalët e para të koreanit si lojtar i PSG-së -. Qëllimi im është të ndihmoj skuadrën të fitojë çdo ndeshje dhe sa më shumë tituj të jetë e mundur. Dua të takoj tifozët dhe t’i bëj të lumtur në fushë. Roli im? Në fushë mund të ndryshojë, unë jam një mesfushor i aftë për të luajtur në të dyja krahët”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy