Kush janë dy pretendentët për të qenë në krye të BQK-së?

by informim

Gara për guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, është ngushtuar në dy persona. Dy emrat e propozuar nga paneli përzgjedhës për guvernator të BQK-së janë: Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli.

Për këtë përzgjedhje për këta dy emra, është pajtuar edhe qeveria e Kosovës, derisa fjalën e fundit do ta japë Kuvendi.

banner

Kush janë dy pretendentët për të qenë në krye të BQK-së?

Ahmet Ismaili, është pretendenti që ka marrë më së shumti pikë nga paneli i BQK-së, i cili është vlerësuar me 84.67 pikë nga 100 maksimale. Ismaili ka kryer studimet në ekonomi në Universitetin e Prishtinës. Ismaili ka qenë në pozita të ndryshme drejtuese në Kosovë. Ai tani është drejtor menaxhues i Fondit për Efiçiencë të Energjisë, kurse ka qenë edhe anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit.

Pretedenti tjetër për të qenë guvernator i BQK-së është Lulzim Ismajli. Ai nga paneli përzgjedhës i BQK-së është vlerësuar me 73.67 pikë, nga 100 maksimale. Ai është diplomuar në ekonomi në Universitetin e Prishtinës dhe ka përvojë në sistemin financiar. Edhe Ismajli ka qenë drejtor i Thesarit në Ministrinë e Financave, pastaj zëvendësguvernator në BQK, anëtar bordi dhe funksione të tjera.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy