Arsenali, 105 mln paund për të mbuluar rolin e Xhakës, Kush është 24-vjeçari

by

Deklan Rajs i ka kaluar me suk ses testet mjekësore ditën e djeshme në klubin e Arsenalit, duke i dhënë fund zvarritjes se kush do të ishte ekipi që 24- vjeçari do të mbronte në sezoni e ri.

Sipas raportimeve nga “mjeshtri” i transferimeve Fabricio Romano, nënkampionët e Premier Ligës e kanë mbyllur operacion me Uest Hamin për shifrën e 105 milionë paundëve, që shënon rekord të pashkelur më parë në tokën angleze.

Edhe pse gama e “regjisorit” të “tre luanëve” është e kufizuar, pasi potencialin e vërtetë ka marrë efekt vetëm në kombëtare, marrë në konsideratë rendimentin mesatar në gjirin e “çekanëve”. Gjatë javës së shkuar oferta e “topçinjve” kapi kufirin e 100 milionë paundëve dhe u cek se nuk do të kishte më asnjë rritje, por rezistenca e Uest Hamit bëri që Arsenali të krijonte kushte edhe për një sforco të fundit financiare.

Shtatlarti anglez vështrohet nga analistë brenda dhe jashtë Ishullit si “promotor” i ngjitjes së Anglisë në majë të Europës dhe rikthimin e Arsenalit te liga vendëse, e cila ka marrë trajtën e një “mirazhi” dekadën e fundit, ndonëse sezonin që hodhëm pas krahëve dha sinjale të forta se ata kanë ndryshuar identitet, krahas etapave pararendëse.

PASUESI I XHAKËS – Graniti para dy ditësh zyrtarizoi kalimin te Leverkuseni duke ia lënë vendin e lirë Rajsit. Deklan në gjirin e Uest Hamit “aktroi” si “6”, por në “Emirates Stadium” skenarët do të kenë të tjera nuanca.

Rekordmeni si transferim më i shtrenjtë në Premier Ligë do të luajë pozitën e “regjisorit” me tipare të theksuara kreative. Kjo manovër do ta vinte në provë repertorin e londinezit, pra sesa i aftë do të ishte të përshtatej në këtë terren “të paekspozuar”. Është e qartë se ambicia e Arsenalit për vitin e ardhshëm “e kornizuar”, dominon jo vetëm brenda kufijve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy