Edi Rama shkarkon ministrin e Punëve të Brendshme, emëron Taulant Ballën

by

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Vendimi i kreut të qeverisë vjen 3 ditë pasi në media u publikua një video, ku dukeshin disa persona që sulmonin me shkopinj bejzbolli dy burra dhe i kërcënonin me armë.

Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Borizanë të Fushë Krujës.

Pjesë e personave të dyshuar për dhunë ishin edhe djali dhe dy vëllezërit e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Pas ngjarjes, kur ende nuk ishte publikuar video, policia e Krujës njoftoi se kishte shoqëruar vëllezërit e deputetit dhe më pas i kishte lënë të lirë.

Pas publikimit të videos ku dukeshin të afërmit e deputetit me armë dhe duke sulmuar dy qytetarët, policia i shpalli ata në kërkim.

Dy viktimat e sulmit janë Jashar dhe Bilbil Maja, ky i fundit ende në spital për shkak të plagëve të mëdha.

Ata protestuan disa herë bashkë me banorë të zonës kundër aktivitetit të disa guroreve, në pronësi të fisit Rraja, duke pretenduar se shpërthimet që kryheshin për të nxjerrë gurë në Malin e Krujës duke dëmtuar banesat e tyre.

Banorët e Borizanës kanë deklaruar se kanë bërë të paktën 40 denoncime në policinë e Krujës, kundër pronarëve të guroreve, por kanë marrë kërcënime prej krerëve të policisë se do të arrestoheshin nëse do të tentonin të ndalonin aktivitetin e gruroreve.

Pak orë pas këtyre denoncimeve të banorëve në mediat vendase kryeministri Edi Rama njoftoi me anë të një postimi në Twitter shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës, aktualisht kryetar i grupit të Partisë Socialiste.

Ky ndryshim në qeveri i dorezohet të hënën Presidentit Bajram Begaj për t’i dekretuar.

“Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, shkroi Rama në Twitter.

Pas këtij vendimi reagoi kryetari i grupit të deputetëve të Partisë Demomratike, Gazmend Bardhi.

Ai akuzoi të sapo emëruarin në detyrën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla për lidhje me krimin.

“Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish-Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!”-deklaroi Bardhi.

Në të njëjtën ditë me shkarkimin e ministrit të Brendshëm, u dorëhoq deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Ai tha se ndihej i turpëruar nga djali i tij, të cilit i kërkoi të dorëzohej, dhe i kërkoi falje qytetarëve të Krujës.

Rrahman Rraja ka qenë për dy mandate deputet i Partisë Socialiste dhe më heret edhe kryetar komune.

Për ngjarjen e rëndë policia ka ndaluar 8 persona dhe ka shpallur në kërkim 6 të tjerë.

Mes të kerkuarve janë edhe djali i ish-deputetit të PS-së dhe tre vëllezërit e tij.

Njëri prej tyre është pronar i gurores kundër të cilës kanë protestuar banorët e Borizanës.

Pasdite policia ka mbyllur aktivitetin e gurores.

Në zonën e Krujës kryejnë aktivitetin e tyre disa gurore, por banorët kanë protestuar disa herë kundër atyre që janë në pronësi të familjes Rraja, pasi kanë shtrirë aktivitetin e tyre në një distancë të afërt me banesat.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023