Kevin dhe One nxjerrin zbuluar shqiptarin, i gjendet kokainë e fshehur në kopsht

by informim

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Terni, Itali, i cili më herët ishte hetuar për krime të lidhura me drogën.

Sipas raportimeve nga mediat e italiane, mësohet se gjatë kontrollit në shtëpi, shqiptarit iu gjet gjysmë kilogrami kokainë.

Qentë Kevin dhe One, nga grupi i qenve Pesaro, gjurmuan drogën në kopsht. Gjatë kontrollit, shqiptari reagoi dhunshëm dhe u denoncua edhe për rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Dy qentë gjetën të fshehur në kopsht, mbështjellës të ndryshëm me kokainë me një peshë totale rreth 460 gram dhe një peshore precize, material për paketimin e drogës dhe çanta të ndryshme që përmbanin para në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Gjithsej u konsifkuan rreth 15.400 euro.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy