Kim Jong Un ndalon përdorimin e fjalës “të dua” në Korenë e Veriut: Gjuhë e kalbur e kapitalizmit

by informim

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndërmarrë një iniciativë për t’i ndaluar disa fjalë që sipas tij, janë “gjuhë e kalbur e kapitalizmit”.

Ai thotë se kushdo që përdor terminologji ose fjalor që ka lidhje me Korenë e Jugut rrezikon dënime të rënda.

banner

Ligji për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të Phenianit përcakton dënime që variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës deri te ekzekutimi, sipas South China Morning Post.

Qytetarëve u ndalohet të përdorin fjalë si “jagiya” që do të thotë “e dashur”. Bashkëshortët duhet të përdorin kundrejt njëri-tjetrit fjalë si “dongji” që do të thotë “shoqërues”.

Sipas një raporti, përdorimi i fjalës “të dua” është gjithashtu një tregues se koreano-veriorët shikojnë filma të Koresë së Jugut dhe për këtë arsye është i dënueshëm.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy