Nga këshilltar i Fatos Nanos tek numri 2 i PS, kush është ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla

by informim

Pas disa ngjarjesh të rënda të ndodhura njëra pas tjetrës, kryeministri Rama vendosi t’ja besojë postin e rëndësishëm të ministrit të Brendshëm kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla .

Karrierën politika, Taulant Balla e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si anëtar i kabinetit të kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano.

banner

Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005,  në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve të viti 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri. Përgjatë gjithë kësaj kohë ai ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm të mazhorancës aktuale dhe është vënë përballë betejave të forta me opozitën Kuvend.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy