Policia jep detaje për incidentin me zjarr në Gjilan ku humbi jetën një person

by informim

Të shtunën në Gjilan një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka kapluar banesën e tij.

Policia njofton se në banesën ku ishte shkaktuar zjarri  për një kohë nuk ka qenë e  mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit.

banner

“Pas lokalizimit të zjarrit në banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull pronar i banesës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësorë”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Gjilan 08.07.2023 – 08:45. Është raportuar  se një banesë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë evakuimin e njerëzve nga ndërtesa, ndërsa në banesën ku ishte shkaktuar zjarri  për një kohë nuk ka qenë e  mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit. Pas lokalizimit të zjarrit në banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull pronar i banesës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë prezantuar: prokurori kujdestar, njësia e hetimeve rajonale, inspektorët për hetimin e zjarrit si dhe njësia e KEDS. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy