Portieri James Trafford e mbylli Kampionatin Evropian U21 pa pranuar asnjë gol – ai ishte heroi i Anglisë

by informim

James Trafford ishte një nga sensacionet e Kampionatit Evropian U21,  ku në finale Anglia U-21 fitoi ndaj Spanjës me rezultat 1-0.

Trafford ishte heroi, duke pritur një penallti të Abel Ruizit dhe goditjen nga topi i kthyer i Aimar Oroz për tu siguruar fitoren ndaj Spanjën 1-0 në finalen e së shtunës.

banner

Goli i Curtis Jones ishte i mjaftueshëm për të vulosur titullin – i treti në total për Anglinë, por i pari që nga viti 1984.

Trafford është aktualisht një lojtar i akademisë së Manchester Cityt , por ai do të luajë futboll në Ligën Premier sezonin e ardhshëm në Burnley.

Skuadra e Vincent Kompany ka rënë dakord t’i paguajë Man Cityt një tarifë fillestare prej 17.5 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse të mundshme për portierin 20-vjeçar.

Anglia nuk pësoi asnjë gol në Euros U-21, ndërsa Trafford kishte edhe një asistim në këtë garë.

“I thashë të gjithëve këtë mëngjes se do të shpëtoja një, kur do të behej një penallti, e dija se do ta shpëtoja, kështu që ishte shumë e lehtë, të jem i sinqertë. Unë u thashë të gjithë shokëve të mi se do të shpëtoja një”, ka thënë  ai për UEFA TV.

Pas pritjes së penalltisë dhe mbylljes së ndeshjes skuadra e Lee Carsley u bë e para në historinë e kompeticionit që nuk pranoi asnjë gol të vetëm.

Lojtari më i mirë i turneut u shpall Anthony Gordon, i cili u bashkua me Neëcastle këtë verë, por edhe ky shtoi se ishin pesë apo gjashtë lojtarë që mund ta fitonin në mesin e tyre edhe Trafford.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy