Me kushte më të mira atmosferike, korrja e grurit do të duhej të kishte filluar dy javë më parë, por deri më tash, kombajnat vazhdojnë të mbesin në hangarë.
Tashmë jemi në periudhën e korrjes së grurit. Por bujqit ankohen se reshjet e vazhdueshme të shiut kanë ndikuar për dy javë në shtyrjen e korrje-shirjeve.
Pavarësisht kësaj, Valon Vehapi, i cili ka afër 100 hektarë të mbjellë me grurë, thotë se këtë vit pret rendimente të mira.
Edhe bujku tjetër, Gani Dobratiqi, i cili ka 17 hektarë të mbjellë, thotë për televizionin publik se moti ka shtyrë nisjen e korrjes së grurit.
Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në 5 ditët e ardhshme, pritet të mbajë mot kryesisht me diell.