Rita Ora është ankuar për humbjen e misterit rreth yjeve moderne falë mbulimitqë po bëjnë rrjetet sociale – pavarësisht se edhe ajo vet e ndan rregullisht jetën e saj me 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Këngëtarja 32-vjeçare fajëson gjithashtu platforma të tilla si: Twitter, TikTok dhe Instagram për ndërhyrje në privatësinë e të famshmëve duke detajuar çdo aspekt të jetës së tyre, shkruan DailyMail.
Duke folur në një intervistë për The Telegraph, zonja Ora tha: “Mendoj se misteri është zhdukur. Ju nuk shihni grupe masive njerëzish që qajnë kur një person i famshëm futet në një veturë, si në ditët kur shihnit pamjet e The Beatles duke zbritur nga një aeroplan”.
“Tani njerëzit mund të shohin atë që po bëni gjatë gjithë kohës. Ju keni Instagram, TikTok dhe varet nga ju se sa do të ndani, por nëse nuk jeni pjesë e rrjeteve sociale, njerëzit thonë: ‘Kush mendoni se jeni?’”.
Ajo kishte thyer rregullat anti-COVID të asaj kohe duke organizuar një festë në restorantin “Casa Cruz” në lagjen Notting Hill të Londrës Perëndimore, në një periudhë kur i gjithë vendi ndodhej në karantinim.
Megjithatë, kur u pyet për incidentin në intervistën e saj, ajo iu referua me humor ish-kryeministrit britanik Boris Johnson duke këmbëngulur: “Kam thënë gjithçka që është dashur të them për këtë rast. Pyetni Boris Johnsonin tani për këtë”.