Rregullat në autostradat e Serbisë, mërgimtarët të kenë kujdes

by informim

Diaspora e Kosovës shfrytëzon Serbinë për të ardhur në vendlindje.

Meqë rregullat kanë hyrë në fuqi, mërgimtarëve që kalojnë nëpër Serbi u bëhet thirrje të kenë kujdes.

banner

Do të ketë matje të kohës që kalohet në një segment të rrugës mes dy punkteve ku bëhet pagesa dhe pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë bëhet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë, përcjell albinfo.ch.

Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 130km/h dhe dënimet janë të ashpra.

Shkojnë nga 25 euro deri mbi 1000 euro ose 15-60 ditë burg, shkruajnë mediat serbe.

Këto janë rregullat të cilat duhet t’u përmbahen mërgimtarët.

Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,

Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,

Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,

Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.

130 km/h është shpejtësia maksimale e lejuar në autostradat në Serbi.

120 km/h është shpejtësia maksimale e lejueshme në autostradat në Serbi me anë të shenjave.

Dënohen 3,000 dinarë (25 euro) për shpejtësi nga 120 në 140 km/h

Dënohen prej 10,000 dinarë (85 euro) për shpejtësi nga 151 në 160 km/h

100,000 dinarë (845), 15 deri në 60 ditë burgim, 15 pika ndëshkuese dhe nëntë deri 12 muaj pa licencë është dënimi për tejkalimin nga 201 deri 220 km/h

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy