78
Policia ka informuar sot se dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi pas një mosmarrëveshjeje në liftin e një objekti banesor, së bashku edhe me një person tjetër kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor.
“Të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.
Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.