Federata Shqiptare e Futbollit i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila do të luhet në muajin shtator.
Kuqezinjtë do ta zhvillojnë një lojë jashtëzakonisht të rëndësishme me polakët në rrugëtimin e tyre drejt kualifikimit për në Euro 2024, shkruan “Gazeta Express”.
Ekipi i Sylvinhos e ka nisur mjaft mirë kampanjën kualifikuese për Evropianin e Gjermanisë dhe synon ta sigurojë kualifikimin në këtë garë për herë të dytë brenda më pak se një dekade.