Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer e ka komentuar fjalimin e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut të shtunën në Kroaci, në të cilin ajo e quajti BE-në “tigër prej letre”.
Bütikofer tha se ndan disa kritika të njëjta me Kosovën ndaj Bashkimit Europian, por pati vërejtje për përqindjet që i përmendi Gërvalla, e cila foli për mendimet e qytetarëve.
“Politikanët nuk janë vetëm ekzekutues pasivë të shumicës së votimit, por janë përgjegjës për formimin e opsioneve aty ku janë të vështira për t’u gjetur”, shkroi Bütikofer.
Well, well. I share a lot of Kosovo criticism towards EU. But quoting polling percentages only goes so far in politics. Politicians are not just passive executors of polling majorities, but are responsible for shaping options where they are hard to find. https://t.co/Z3uK0fLUBU
— Reinhard Bütikofer (@bueti) July 9, 2023
Gërvalla kritikoi ashpër BE-në në një panel me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Të dy emisarët nuk ngurruan ta shprehnin kundërshtimin e tyre në raport me deklaratat e Gërvallës.