Gjenocidi në Srebrenicë, Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave

by informim

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se masakra e Srebrenicës është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore, ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë, .

banner

“Nesër është 28 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore në kontinentin evropian. Më 11 korrik 1995 forcat kriminale serbe vranë mbi 8 mijë e 732 boshnjakë në Srebrenicë, për këtë arsye ta përkujtojmë këtë ditë, dhe t’i nderojmë të rënët me 1 minutë heshtje”, tha ai.

Konjufca tha se shpreson që kriminelët të marrin dënimin për veprat e tyre.

Ndryshe, gjenocidi i Srebrenicës ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000  boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe  nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq. /Telegrafi/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy