Kusari-Lila mohon se ka komunikuar me Radojçiqin, për Simiqin thotë se bisedimi ka qenë për agjenda parlamentare

by informim

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me përgjimet e publikuar në media për një komunikim me Igor Simiqin e Listës Serbe.

Kusari-Lila tha se kontakti me ish-deputetin ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligje; Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.

banner

Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq dhe Slavko Simiqin.

“Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po ju mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë pjesë e Kuvendit, komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda Kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcje3llë këtë komunikim; Ka qenë Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe kërkesat që ata vazhdimisht i kanë parashtruar në raport me mjetet transportuese, qofshin mortore ose ambulante dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Pra krejt ka qenë nën këtë kuptim, përderisa për aludimin e komunikimit të personit në fjalë për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiq dhe Slavko Simiq, që tash e kanë treguar që përkundër përpjekjeve për çfarëdo normaliteti në kuptimin e përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto supozime të një portali në veçanti, e tregojnë përpjekjen e dëshpëruar të tyre për të treguar një pamje tjetër për asaj se çfarë po ndodh në terren”, u shpreh ajo.

“Mos të harrojmë, sot në terren janë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, sot individë të lidhura me këto grupe kriminale po arrestohen, natyrisht sipas veprave të cilat i kanë bërë dhe gradualisht veriu po i kthehet normaliteti. Prandaj, krejt çka mund të them është një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur së pari Qeverinë, e pastaj pozitën. Për mua është paksa edhe absurde mënyra dhe forma, por gjithsesi që jam këtu për secilin që ka pyetje me këtë”, u shpreh ajo.

Kusari-Lila tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiqin, i cili ka urdhërarrest nga Policia e Kosovës. Për të njëjtin, tha se do të arrestohet në momentin që do të kapet nga Policia.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy