Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk ka kërkuar asnjëherë të bisedoj me Milan Radojiçiqin.
“S’kam kërkuar asnjëherë të vetme të bisedoj me Radoçiçin”, ka thënë Kusari-Lila.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e sigluara nga gazeta Nacionale.
Sipas saj, këto përgjime duket se janë dalë nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiqit, paautorizim.
“Po është zëri im, ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duke të Slavko Simiq, në vitin e kaluar, kur ka ndodhur biseda në zyrën time në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kusari në Debat Plus të Dukagjinit.
Sipas gazetës Nacionale, këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.