Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të përgjimeve në të cilat dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me Slavko Simiqin e Listës Serbe, për Milan Radoiçiqin.
LDK-ja përmes një reagimi ka deklaruar se përmes këtyre përgjimëve kan ra maskat e pushtetit populist.
Tutje në reagimin e saj LDK thotë se përgjimet e publikuara sot në mediat kosovare shpërfaqin sheshazi hipokrizinë e thëllë të partisë në pushtet që kontakton, kordinon e bashkëvepron me njerëz të lidhur me krimin, e në anën tjetër akuzon të tjerët për veprime të tilla.
Ky është reagimi i LDK-së:
Informim.net