53
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur gëzimin pas lajmit që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është pajtuar të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO.
Ajo në Twitter ka shkruar që pret që radhën tani ta ketë Kosova, Ukraina e Bosnje e Hercegovina.
“Lajm i shkëlqyer!”
“Radhën e kanë Kosova, Ukraina dhe Bosne dhe Hercegovina në NATO, për një Aleancë dhe për një Evropë më të sigurt e të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.