Pacolli: Presidenti i Kenya me shaka më tha se e do shtetësinë e Kosovës sepse ndihet gjysmë kosovar

by informim

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se ka mbaruar takimin me presidentin e Kenyas, William Ruto, gjatë qëndrimit të tij në këtë shtet afrikan.

Ai ka thënë se presidenti i këtij vendi i tha Pacollit se prejse kanë njohur pasaportën e Kosovës janë shtuar udhëtimet  e kosovarëve në Kenyia, përfshirë edhe aktivitete afariste.

Madje, Pacolli thtoë se në shkaka Ruto i tha se “njihet gjysmë kosovar dhe meriton shtetësinë e Kosovës”.

”Sapo perfundova takimin me presidentin e Republikes se Kenyas, Ëilliam Ruto ne pallatin presidencial ne Nairobi.  Takimi me mikun tim presidentin Ruto eshte gjithmone kenaqesi.  I lumtur te degjoj qe pas pranimit zyrtar te pasaportes se Republikes se Kosoves shume kosovar po udhetojne per aktivitete biznesore atje.  Potenciali ekonomik qe ka Kenya dhe Afrika eshte i jashtezakonshem. Me shaka presidenti Ruto deklaroi para ministrave te tij se ndjehet gjysme kosovar dhe i takon shtetesia e Kosoves, si per te treguar simpatine per vendin tone”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy