Përplasje ndërmjet Prokurorisë dhe mbrojtjes për dëshminë e Remit

by informim

Komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, pritet të japë dëshmi në Gjykatën Speciale të Hagës.

Kjo dëshmi ka shkaktuar përplasje në seancën e sotme që po mbahet në Hagë. Kjo pasi Prokuroria në momentet e fundit ka kërkuar që dëshmitë e mëhershme të Remit të merren parasysh, në mënyrë që sipas tyre, të kursehet koha.

banner

Pra, Prokuroria kërkoi që Remi të mos shkojë në seancë për t`i konfirmuar dëshmitë e mëhershme, por vetëm të përgjigjet në kundër-pyetjet e mbrojtjes.

Nëse dëshmitë e Mustafës merren parasysh, atëherë mbrojtja me gjasë nuk do të ketë kohë të parashtrojë pyetje në detaje. Kjo ka shkaktuar kundërshtime të ashpra nga avokatët.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy