Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe kreu i grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, janë takuar më 29 qershor.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ai tha se Putini dhe Prigozhin, pesë ditë pasi Wagner kishte marshuar 200 kilometra në drejtim të Moskës.
Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se ishte pjesë e një mbledhjeje tre-orëshe ku po merrnin pjesë 35 persona, përfshi komandantët e njësive nga Wagner, të cilët iu zotuan Putinit rus se do të vazhdonin të luftonin për të në luftën kundër Ukrainës.
Ai nuk dha informacione se ku ndodhet aktualisht Prigozhini.
Kreu i Wagnerit Yevgeny Prigozhin, dhe qindra luftëtarë të tij të armatosur mercenarë udhëhoqën një kryengritje të shkurtë më 24 qershor, kur pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-on-Don dhe kërcënuan se do të marshonin drejt Moskës.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjendja u qetësua pasi Prigozhini pranoi një marrëveshje që do t’i lejonte atij të shkonte në mërgim në Bjellorusi dhe t’u jepte mercenarëve të tij zgjedhjen për t’u bashkuar me të atje ose për t’u integruar në ushtrinë ruse.
Ai nuk është shfaqur publikisht që nga ndalimi i kryengritjes së tij, por udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, fillimisht ka thënë se ai është në Bjellorusi.
Më 4 korrik, Lukashenko, tha se Prigozhini më nuk gjendet në Bjellorusi.