Qeveria e zbut masën për importin e mallrave nga Serbia, e konfirmon Oda Ekonomike

by informim

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

Oda Ekonomike e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se qeveria këto ditë ka marrë vendim për heqjen e masës së sigurisë vetëm për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

banner

Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna ka theksuar për KosovaPress se OEK-u është i njoftuar për heqjen e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës nuk janë përgjigjur për KosovaPress lidhur me ‘zbutjen’ e masës së sigurisë për mallrat serbe.

Asnjë kamion me mallra me origjinë nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës që kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndalimin e hyrjes së kamionëve me produkte dhe targa serbe në Kosovë më 14 qershor.

Atë ditë, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë.

Ky vendim ishte marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Kosova e konsideronte arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e saj. Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë ishin arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Pas rrëmbimit dhe vendosjes para drejtësisë në Serbi, tre zyrtarët policorë ishin liruar më 26 qershor.

Brenda një dite, Serbia si shtet eksporton mallra në vlerë prej një milion euro në Kosovë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar në tregun vendor kanë hyrë mallra në vlerë prej 372 milionë euro, derisa Kosova ka shitur në Serbi produkte në vlerë prej rreth 62 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy