Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të votojnë asnjë projektligj, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo tha se po bëhet me qëllimin e vetëm që sa më shpejtë ta çojnë vendin në zgjedhje, “ta largojmë një qeveri të paaftë që ka krijuar krizë”, u shpreh ai.
Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, ai tha se PDK-ja kërkon shpërbërjen e Kuvendi në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Ky kuvend jofunksional duhet të shpërbëhet sa më parë, i kemi dhënë mundësinë edhe kryeministrit ose ta shpërbëjë Kuvendin ose të jap dorëheqje dhe koha është vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshmë”.
Ai i ka qujatur marrëzi veprimet e qeverisë karshi ndërkombëtarëve.
“PDK kërkon shpërbërjen e këtij Kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.
Ai përmendi se si vendi ynë është sanksionuar.
“Gjermania dhe vendet tjera po marrin masa ndaj Republikës së Kosovës, nuk mund të mbijetojmë të izoluar”, tha ai.
Tahiri deklaroi se PDK e ka gjithë angazhimin me çu vendin në zgjedhje.
“Kurti është jokredibil për ata që na kanë ndihmu në shtetndërtim”, tha ai tutje