83
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan një foto të Arben Ahmetaj i cili shihet në pikën kufitare të Kakavijës.
Hoxha thotë fotoja është bërë ditën e premte dhe sipas gazetarit ish-zëvendëskryeministri ka udhëtuar drejt Greqisë.
Ai thotë se edhe pse ishte nën hetim, Ahmetaj ka udhëtuar disa herë jashtë vendit.
“Ditën e premte në mesditë ka qenë në Kakavijë ka kaluar për në Greqi. Gjatë kësaj kohe Ahmetaj ka hyrë dhe ka dalë nga vendi pa asnjë lloj problemi pavarësisht hetimit”,-tha gazetari