BE-ja nuk e komenton deklaratën e kryediplomates Gërvalla

by informim

Deklarata e zëvendëskryeministres dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, se “BE është si tigër prej letre”, në termat e sigurisë, ka ngjallur reagime të shumta. Ndaj fjalimit të saj, përveç oponentëve politikë, gazetarëve, analistëve kanë reaguar edhe përfaqësues të SHBA-së e BE-së.

Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut tha se Bashkimi Evropian pa Amerikën dhe NATO-n është si një “tigër prej letre”.

banner

“Arsyet janë të dukshme. Sepse nuk ka vullnet politik. Ka shumë përqarje në këtë bashkësi dhe pa Shtetet e Bashkuara dhe të NATO-n, Bashkimi Evropian është një tigër prej letre në termat e sigurisë”,  tha Gërvalla.

Nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë se nuk bëjnë komente mbi komente.

“Shumë faleminderit për pyetjet tuaja, por ne nuk i komentojmë komentet”, ka thënë shkurt zëdhënësja e BE-së Zoi Muletier.

Kjo deklaratë dhe të tjera gjatë takimit në Forumin e Dubrovniku i mbajtur të shtunën, nxitën reagimin e emisarit, Miroslav Lajçak si dhe të dërguarit Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy