Avokati Besnik Berisha ka thënë se përgjimet e publikuara ku dëgjohet zëri i shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari duke biseduar me nënkryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, e vënë në pikëpyetje kredibilitetin e veprimeve të pushtetit në veri.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, duke iu referuar Milan Radojiçiqit, ka thënë se Qeveria Kurti ka negociuar me njeriun që është në listën e zezë të ShBA-së.
“Kredibiliteti i veprimeve të pushtetit në atë pjesë të Republikës së Kosovës është në pikëpyetje nga dita kur është shpërfaqur sheshit se këta kanë negociuar me njeriun që është më plan-prishësi, njeriu që konteston jo vetëm sovranitetin, njeriun që është në listën e ShBA-së për krim, korrupsion, kontrabandë dhe të gjitha të këqijat, dhe jo për në Serbi”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka shtuar se Simiq i referohet Qeverisë Kurti si partnërë, ku negociojnë për lidhe dhe rrymë.
“Pra nëse këta kanë pasur fytyrë të negociojnë me këta njerëz, ky zotëria në bisedë i referohet si partner dhe i referohen për ligje dhe për ‘strujë’, pra për ‘strujën’ në veri që këta me taksat tona na shitnin moral në Kuvend”, ka shtuar ai.