Gorani: Kjo çfarë bëri Kusari-Lila duhet të konsiderohet tradhti kombëtare nga VV

by informim

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në Pressing të T7 se në standardet e tij biseda e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me Slavko  Simiq e Listës Serbe është një bisedë normale në mes të dy grupeve parlamentare.

Por, Gorani tha se standardet e tij ka kohë që nuk konsiderohen normale.

banner

E bazuar në standardet e Lëvizjes Vetëvendosje, Gorani ka thënë se kjo që ka bërë Kusari-Lila është ”tradhëti kombëtare“.

”Shikuar nga standardet e mia ajo qe e ka bërë Mimoza Kusari-Lila është një bisedë normale në mes dy grupeve parlamentare. Por këtu nuk bëhen fjalë për standarde të mia, sepse këto standarde ka kohë që nuk janë standarde normale. Sipas standardëve të pushtetit Mimoza Kusari-Lila kjo ish dashur të konsiderohet tradhëti kombëtare, tradhëti e parimeve, tradhëti e votuesve“, ka thënë Gorani.

Po ashtu, ai ka dekalruar që gjatë kohës sa ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte e ndaluar çfarëdo komunikimi me partitë shqiptare të pushtetit, por në veçanti me Listën Serbe. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy